Durrës. PS kryeson me 51% të votave, PD dhe Berisha në rënie por ruajnë të njëjtat mandate

0
image

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila kryeson me 13,117 vota, duke marrë 51.5% të totalit dhe 8 mandate. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, PS ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.2%, nga 51.3%, por numri i mandateve mbetet i njëjtë.

Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 10,452 vota dhe 41% të totalit, duke siguruar për momentin 6 mandate. Në raport me rezultatin e vitit 2021, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 6.1%.

Partitë e tjera në garë nuk kanë arritur të sigurojnë mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.2% të votave, Partia Mundësia 2.4%, Lëvizja Bashkë 1.1%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.8%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.5%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.1% dhe Partia Aleanca Demokracia e Re vetëm 0.0% të votave.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading