Nga Agron Malaj e Tërmet Peçi, te Gonxhja, Bido dhe Gjiknuri, ja emrat më të votuar në rang vendi nga lista e hapur
Ndërsa gara për partitë politike po i afrohet fundit, një tjetër betejë po zhvillohet paralelisht — ajo për mandatet nga lista e hapur, ku qytetarët kanë pasur mundësi të zgjedhin drejtpërdrejt kandidatin e preferuar.
Sipas të dhënave paraprake nga KQZ, Agron Malaj (PS) rezulton deri tani kandidati më i votuar në rang kombëtar me 8361 vota preferenciale, duke u ndjekur nga Tërmet Peçi (PS) me 7818 dhe Hysen Buzali (PS) me 5937 vota. Në mesin e më të votuarve janë edhe figura si Blendi Gonxhja (5316) dhe Ardit Bido (5032).
Nga radhët e opozitës, më i votuari është Isuf Çelaj (PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore) me 4784 vota, ndonëse mandati i tij është ende në pikëpyetje për shkak të rregullit gjinor.
Lista e hapur po krijon përmbysje të renditjes tradicionale dhe po forcon rolin e qytetarit në ndarjen reale të mandateve. Mbetet për t’u parë se si do të ndryshojë përfaqësimi në Kuvend, ndërsa trendi i votës personale po merr gjithnjë e më shumë peshë.
Më poshtë po rendisim emrat më të votuar, por duhet theksuar se një pjesë edhe pse janë ndër më të votuarit nuk bëhen dot deputetë, pasi në disa zona nuk janë marr më shumë mandate se lista e sigurt. Shembull kemi Basir Çollakun në Dibër.
Emrat më të votuar
1. Agron Malaj, PS, 8361 vota
2. Tërmet Peçi, PS, 7818 vota
3. Hysen Buzali, PS, 5937 vota
4. Blendi Gonxhja, PS, 5316 vota
5. Ardit Bido, PS, 5032 vota
6. Piro Dhima, PS, 5021 vota
7. Damian Gjiknuri, PS, 4885 vota
8. Isuf Çelaj, PD-ASHM, 4784 vota
9. Vasil Llajo, PS, 4153 vota
10. Bledi Çomo, PS, 3282 vota
11. Klevis Jahaj, PS, 3259 vota
12. Anila Dhimitri, PS, 3236 vota
13. Petraq Gjikuria, PD-ASHM, 3126 vota
14. Basir Çollaku, PD-ASHM, 3112 vota
15. Vullnet Sinaj, PS, 3070 vota
16. Ilirian Pendavinji, PS, 3060 vota
17. Parid Mahmutaj, PD-ASHM, 2804 vota
18. Shkelqim Shehu, PD-ASHM, 2727 vota
19. Elvira Peka, PD-ASHM, 2297 vota
20. Matilda Qurku, PD-ASHM, 2241 vota
21. Alban Zeneli, PS, 2227 vota
22. Jorida Mazelliu, PD-ASHM, 2166 vota
23. Arben Ristani PD-ASHM,2133 vota
24. Lefter Maliqi PD-ASHM, 2122 vota
25. Fatmir Xhafaj PS, 2097 vota
26. Arkend Balla PS, 2036 vota
27. Shyqyri Hysi PS, 2026 vota
28. Besa Spaho PS, 1975 vota
29. Alma Kore PD-ASHM, 1915 vota
30. Mariklent Dervishi PD-ASHM, 1904 vota
31. Lodovik Hasani PD-ASHM, 1852 vota
32. Fadil Nasufi PS, 1833 vota
33. Julian Zyla PS, 1723 vota
34. Enslemvera Zake, PS, 1670 vota
35. Ardian Islami PS, 1663 vota
36. Ali Hallaçi PS, 1632 vota
37. Vinjola Rota PS, 1522 vota
38. Brunilda Mersini, PS, 1476 vota
39. Ilir Ndraxhi PS, 1456 vota
40. Aristogena Poga, PS, 1449 vota
41. Ilir Alimehmeti, PD-ASHM, 1421 vota
42. Hatixhe Konomi, PS, 1416 vota
43. Bajram Hysa, PD-ASHM, 1404 vota
44. Kristiano Koçibelli, PD-ASHM, 1382 vota
45. Klevis Kaso, PS, 1352 vota
46. Ornaldo Rakipi, PS, 1338 vota
47. Frrok Gjini PS, 1326 vota
48. Gentian çala PD-ASHM, 1322 vota
49. Genti çela PD-ASHM, 1302 vota
50. Gjergji Mërkuri PS, 1295 vota
51. Arian Jaupllari PS, 1292 vota
52. Shkurt Lasku PSD, 1288 vota
53. Gëzim Gora PS, 1259 vota
54. Erion Braçe PS, 1226 vota
55. Jorida Tabaku PD-ASHM, 1220 vota
56. Ani Dyrmishi PS, 1215 vota
57. Artan Liçaj, PD-ASHM, 164 vota
58. Andrea Mano, PD-ASHM, 1135 vota
59. Loranca Hoxha, PD-ASHM, 1129 vota
60. Fidel Kreka, PD-ASHM, 1123 vota
61. Vasil Dajko, NISMA-SHB, 1078 vota
62. Astrit Cengu, PSD, 1061 vota
63. Ervin Doda, PS, 1030 vota
64. Arian Ndoja, PD-ASHM, 972 vota
65. Ervin Hoxha, PS, 960 vota
66. Myslim Murrizi, PD-ASHM, 938 vota
67. Nada Daullja, PD-ASHM, 895 vota