Trumpi lavdëron presidentin sirian: Djalë atraktiv, me të kaluar prej luftëtari

0
image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar takimin e tij të shkurtër me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, gjatë fluturimit të tij nga Riadi i Arabisë Saudite për në Doha të Katarit.

Trumpi e ka quajtur Sharaan “djalë tërheqës dhe të ashpër”, teksa ka shtuar se ai ka një të kaluar si luftëtar.

“Djalë i ri, atraktiv. Djalë i ashpër. E kaluar e fortë. E kaluar shumë e fortë. Luftëtar”, është shprehur Trumpi kur është pyetur nga gazetarët në bordin e Air Force One. 

Presidenti amerikan ka shtuar se mendon që Siria do t’i bashkohej Marrëveshjes së Abrahamit në një moment, për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, që është edhe një prej kërkesave që ai i ka parashtruar Sharaas gjatë takimit. 

“Unë mendoj se ata duhet të rregullojnë veten. Unë i thashë atij: shpresoj që ju do të bashkoheni. Ai tha: ‘Po’. Por ata kanë shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Trumpi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading