Sara Mila zbret nga froni, ndryshon renditja e më të votuarve te PS

0

Lista kryesohet nga ministri Blendi Gonxhja në Tiranë, i cili tashmë numëron mbi 21 800 vota. Në vend të dytë renditet ish-zv.kryeministri Erion Braçe me 20261 vota.

Podiumin e tre të parëve e plotëson Jorida Tabaku me 18850 të preferencave të demokratëve të Tiranës, e ndjekur nga ministri Ervin Hoxha me 18764 vota

Kandidati tjetër më i votuar është Arkend Balla nga lista e socialistëve në Durrës, i cili edhe pse pa post ministri renditet në vend të pestë, duke lënë pas Sara Milan në Elbasan me 18626 vota.

Ceno Klosi është më i votuari i radhës nga socialistët me 16638 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti i cili ndonëse ka 16426 vota, nuk mundet të futet në parlament, pasi PD siguroi vetëm 1 vend nga lista e hapur në Tiranë, që tashmë pothuajse është blinduar nga Jorida Tabaku.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading