Tensione te Parku Olimpik për votat, Ulsi Manja përplaset me Gjin Gjonin: Të kam fal njëherë

0

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.

Nuk dihen arsyet e tensioneve, por bëhet fjalë për një debat verbal mes dy përfaqësuesve politikë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, Ulsi Manjës nga PS-ja dhe Gjin Gjonit nga radhët e PD-së.

Manja dëgjohet duke iu drejtuar Gjonit me fjalët: “Të kam falur një herë”

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës u  shoqërua me tensione në ambientet e Parkut Olimpik edhe kur kreu i KQZ, Ilirian Celibashi po zhvillonte një komunikm me mediat.

ShKak i rinumërimit ishte pretendimi i Partisë Demokratike për tre vota.Sipas demokratëve, votat nuk ishin reflektuar në procesverbalin e kutisë. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading