Shpërndarja e mandateve, pesë kandidatë demokratë dhe socialistë kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ

0
image

Pesë kandidatë nga forca të ndryshme politike i janë drejtuar me një kërkesë të përbashkët Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave, kryesisht në qarkun Tiranë.

Kandidatët që kanë paraqitur këtë kërkesë janë:

Blerina Gjylameti (PS) – e cila humbi mandatin në Tiranë përballë Olta Xhaçkës, pas numërimit të votave të diasporës.

Ilir Alimehmeti (PD) – humbi garën për mandat në Tiranë përballë Jorida Tabakut.

Xhemal Qefalia (PS) – mbeti jashtë Parlamentit për shkak të plotësimit të kuotës gjinore, që i dha përparësi kandidateve femra në listë.

Shkëlqim Shehu (PD) – në Kukës humbi mandatin me një diferencë të ngushtë votash përballë Isuf Çelaj.

Frrok Gjin (PS) – kandidat në Shkodër, që nuk ka marrë shumë vota, por duket se kërkesa e tij lidhet me ambicie personale.

Në kërkesën drejtuar KQZ-së, ata theksojnë:
“Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë.”

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading