Durrës. Përfundon numërimi i votave preferenciale nga Diaspora. Lëvizje numrash brenda kampeve por jo lëvizje mandatesh
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun e Durrësit, duke e bërë atë qarkun e pestë ku është mbyllur ky proces.Nuk ka lëvizje të mandateve, rezultati mbetet i pandryshuar tetë mandate Partia Socialiste dhe gjashtë Partia Demokratike, por ka lëvizje votash berenda kampeve politike.
Nga rezultati i shpallur, Ani Dyrmishi i Partisë Socialiste ka dalë më i votuari në këtë qark nga votuesit shqiptarë jashtë vendit.
Nga ana tjetër, Arjan Ndoja, kandidat i Partisë Demokratike, ka qenë më i votuari në radhët e demokratëve në Durrës, duke siguruar kështu një mandat si deputet në Parlamentin e ri.