Çmenduri.U hap shitja e tyre në orën 15:00, 440 mijë tifozë të Napolit shkojnë direkt në radhë për biletën kundër Cagliarit 

0
image

Një çmenduri e madhe për mënyrën sesi ka shkuar ky sezon në Serinë A. Interi dhe Napoli kanë luftuar deri në fund për titullin kampion dhe vetëm në mbrëmjen e djeshme në saj të kombinimeve të rezultateve nga dy ekipet, titulli ka ndërruar duar disa herë, sa te Interi dhe sa te Napoli. 

Në fund, gafa e madhe e Interit në barazimin 2-2 ndaj Lacios, bëri që të mos përfitohet në gabimin e radhës tjetër të Napolit. Por në ndeshjen e fundit, Napoli ka pak shanse ose të mos themi aspak për të gabuar. 

Në shtëpi do të pres Cagliarin dhe të fitohet një titull në javën e fundit në shtëpi, është një çmenduri e madhe dhe një shans që vjen, njëherë në jetë. Për këtë arsye kur sot në orën 15:00 kanë dalë biletat për Napol-Cagliari, ka pasur në një moment rreth 440 mijë tifozë të Napolit që kishin hyrë në blerjen online të biletave dhe po prisnin në radhë. /Sport Ekspres/

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading