Franca “shuplakë” Izraelit: Jemi të gatshëm të njohim shtetin e Palestinës!

0
image

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar se Franca është “e vendosur” për të njohur një shtet palestinez, duke shprehur kritika të forta ndaj Izraelit për situatën në Rripin e Gazës.

Barrot e quajti bllokadën humanitare të vendosur nga Izraeli si “të pajustifikueshme”, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshim.

Nuk mund t’u lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, kjo situatë duhet të ndalet, dhe për këtë arsye jemi të vendosur të njohim një shtet palestinez”, u shpreh ministri francez.

Ky qëndrim vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër të Francës në mbështetje të çështjes palestineze dhe kundër politikave izraelite në Gaza.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading