Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia
Ish-deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand Duka dhe Silvinjo nuk pranojnë takim.
I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Jenishehri tha se ka studiuar matematikë dhe kjo e ka ndihmuar për të krijuar skemën. Madje, Jenishehri u ngrit në këmbë dhe demonstroi disa nga lëvizjet me top, që duhet të bëjnë futbollistët.
“Unë jam diplomuar në shkencat e matematikës dhe fizikës dhe kam qenë mësues matematike. Meqenëse isha mësues kujdestar i klasës sportive, trajneri Ramazan Ragami, i stërviste me fjalën e fundit të shkencës.