Durrës. Shpëtoi nga mbytja , del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

0
image

Lidhur me situatën shëndetësore të 31-vjeçares Vera Ruani me shtetësi angleze, e cila shpëtoi nga mbytja pas një aksidenti në ujërat detare të Durrësit teksa lëviznin me motor uji, mësohet se ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë nga grupi hetimor bëhet e ditur se vajza ka sqaruar edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo ka treguar se kishin vendosur të merrnin një motor uji me qira së bashku me shokun e saj Silvester Dheug. Ajo ka rrëfyer se ata ishin pajisur me jelekët e shpëtimit por jo me skafandra.

Sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, ata janë kthyer djathtas dhe rreth 150 m larg bregut, përballë pallatit monstër në Shkëmbin e Kavajës, drejtuesi Dheug, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe, ka tentuar një manovër rrethore e cila ka rezultuar fatale.

Mjeti është përmbysur dhe ata kanë përfunduar në ujë. Vajza ka treguar se ajo përfundoi e shkëputur nga mjeti, kurse djali nën mjet e duket është asfiksuar.

Në breg ka qenë një patrullë kufitare e cila ka vrapuar te mjeti i tyre dhe u ka shkuar në ndihmë të rinjve. Vajza ka thënë se ishte e koshiente, kurse djali i asfiksuar por ende frymonte. Fatkeqësisht, ai ka humbur jetën kur skafi i kufirit sapo kishte mbërritur në kalatën 0 të portit detar të Durrësit, ku po i priste autoambulanca. Më pas, ajo ka marrë ndihmën mjekësore dhe tashmë është në gjendje normale shëndetësore.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading