Deputetja Ina Zhupa kërkon në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura: Prova gjenerale u bë me Butrintin
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit të ri për Zonat e Mbrojtura, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm për mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare. Sipas demokrates, ligji eliminon çdo mbrojtje për zonat natyrore në favor të investimeve private.
Nga Gjykata Kushtetuese, e shoqëruar edhe nga juristët e Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe Marash Logu, Zhupa solli sërish në vëmendje edhe rastin e Parkut të Butrintit, i cili sipas saj u dha për orekse private
Zhupa tha se me këtë ligj bien poshtë parimet kushtetuese dhe standardet europiane, ndërsa i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të mos bjerë pre e presioneve dhe të mbrojë interesin publik.