SPAK shtyn nisjen e procedurës së zgjedhjes së kreut të ri të BKH, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

0
image

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri ditën e martë, më 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shkak për këtë shtyrje është bërë mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë nga pjesa më e madhe e kandidatëve.

Nga 13 aplikantë gjithsej, vetëm 2 kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në mënyrë të rregullt. Për 11 kandidatët e tjerë, faza e parë e shqyrtimit nuk mund të nisë pa plotësimin e dokumenteve të nevojshme.

Në mesin e kandidatëve që synojnë drejtimin e BKH-së janë emra të njohur të sistemit të rendit dhe drejtësisë, përfshirë ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zëvendësdrejtori aktual i BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading