Dalin fotot me kë u ul Rama në darkën e liderëve të NATO-s, Zelensky i befason të gjithë me veshjen

0
image

Mbrëmjen e së martës liderët e vendeve të NATO-s u mblodhën në Pallatin Mbretëror në Hagë në një darkë zyrtare përpara samitit të së mërkurës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjatë darkës liderët patën një bisedë të gjatë që u lejoi të diskutonin çështjet kryesore duke filluar me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në pritjen në Pallatin “Huis ten Bosch” ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Shihet i ulur në tavolinën e tij në fotot më poshtë, por në tavolinë nuk duket të ketë emra të rëndësishëm të Aleancës.

Në darkë morën pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përfaqësues të katër partnerëve Indo-Paqësorë dhe krerët e Bashkimit Evropian. 

Donald Trump u shfaq me një kostum në nuanca blu por më të çelëta, dhe Zelensky në një paraqitje të rrallë me kostum.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading