Përplasje në Beograd mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë, kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe zgjedhje të parakohshme

0
image

Në kryeqytetin serb, Beograd, policia është përplasur me një turmë të madhe protestuesish që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç

Më shumë se 140,000 qytetarë morën pjesë në protestë, numri më i madh i raportuar në muajt e fundit, ndërsa protestat e drejtuara nga studentët po rrisin presionin mbi qeverinë, raporton BBC.

Turma brohoriste “Duam zgjedhje!”, ndërsa forcat speciale përdorën gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese për të shpërndarë protestuesit. Dhjetëra persona u arrestuan.

Presidenti Vuçiç e cilësoi protestën si pjesë të një “komploti të huaj” për të përmbysur qeverinë.

“Deshën të rrëzonin Serbinë dhe dështuan”, shkroi ai në Instagram. Pesë persona u arrestuan të premten, nën akuzën për përpjekje për grusht shteti, sipas Gjykatës së Lartë të Beogradit.

Pas përplasjeve, ministri i Brendshëm dënoi dhunën nga protestuesit dhe deklaroi se autorët do të mbahen përgjegjës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading