Trump: Iranianët nuk e dinin për sulmet në Fordo! Larguan vetëm veten, jo uraniumin

0
image

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk ishte paralajmëruar për sulmet e fundit të SHBA ndaj objektit bërthamor në Fordo dhe nuk kishte arritur të largonte uraniumin nga aty. Në një intervistë për Fox News që do të transmetohet të dielën, Trump theksoi se “iranianët nuk e dinin për sulmin deri në momentin e fundit” dhe se “nuk larguan materialin bërthamor, vetëm veten e tyre”.

Sipas tij, nxjerrja e uraniumit do të kishte qenë “shumë e vështirë dhe e rrezikshme”, ndërsa shtoi se askush nuk e kishte parashikuar që SHBA do të godiste ato instalacione, të cilat konsideroheshin të paarritshme.

Pak ditë më parë, Trump kishte pretenduar në Truth Social se Irani kishte dërguar punëtorë për të betonuar puseta në zonën e Fordo-s, duke tentuar të mbulonte gjurmët. Ndërkohë, New York Times, duke cituar burime të sigurisë, raportoi se Irani kishte larguar pajisje dhe uranium nga objekti përpara sulmeve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading