Rama harroi “kasollet”, ndërkohë në Sarandë ndërtohet kat pa leje në mes të shetitores!

0
image

Flluska mediatike u shua më shpejt se një konferencë për shtyp në oborrin e Surrelit. Dhe ndërkohë që ai hesht, Saranda ngre kate të reja pa leje, pa frikë, pa ligj.

Edi Rama, me zhurmë e tam-tam, shpalli një betejë epike kundër ndërtimit informal. Luftoi kasollen në Theth si të ishte Kalaja e Rozafës. Por, vetëm një javë më pas, Kryeministri duket se ka harruar misionin e tij të shenjtë.

Flluska mediatike u shua më shpejt se një konferencë për shtyp në oborrin e Surrelit. Dhe ndërkohë që ai hesht, Saranda ngre kate të reja pa leje, pa frikë, pa ligj.

Në qendër të shetitores së Sarandës, nën hundën e policisë, bar-restorant “Centrali” i shtetasit Jorgo Kondi (NIPT L041248010) ka ngritur një kat të plotë pa leje ndërtimi. Po, pa leje. Dhe pa ndrojtje. Sepse kur ndërton mbi themelet e krimit të organizuar, mbështetja politike nuk është problem, është bonus.

IMT Sarandë? Mbyllur në zyrë me kondicioner. Policia? E ka parë ndërtimin, por ndoshta po pret ndonjë faturë të re… në dorë.

Edi Rama? I zënë me “art vizual” në Instagram.

Pyetja që shtrohet nuk është më “kush ka ndërtuar”, por kush e ka mbuluar. Sepse ndërtimi pa leje në qendër të qytetit është si një elefant në dhomë: e shohin të gjithë, por askush nuk flet.

Ironia është që qytetarët e zakonshëm rrënohen për një parvaz ballkoni jashtë projektit, ndërsa kate të tëra ngrihen mbi të ardhura të pista dhe lidhje me pushtetin.

Dhe kështu, drejtësia urbane e Rilindjes na kujton përrallën e famshme: kasollja rrëzohet, pallati pa leje shpërblehet./In-front.org

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading