Alarmi i kuq! Sot e gjithë Shqipëria rrezikohet nga zjarret, temperatura deri në 43 gradë celsius
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
Temperaturat do të arrijnë arrijnë deri në 43 gradë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dita e sotme pritet të jetë më e rrezikshmja për sa i përket situatës nga zjarret në vend.
Ministri Pirro Vengu ka dhënë alarmin duke paralajmëruar për kujdes të shtuar dhe ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësira publike.
“Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet.
Bashkëlidhur hartat referuese sipas nivelit të rrezikut për çdo qark.”, shkruan ai.
