Denoncimi i Berishës: Tentakulat mafioze të patronazhistëve janë shtrirë deri në diasporë! Ja çfarë u zbulua në laptop-in e Lubi Ballukut
Kryedemokrati shprehet se tentakulat mafioze, sipas tij, të patronazhistëve kanë shtrirë veprimtarinë në diasporë.
Ai deklaroi se drejtorë dhe punonjës të të gjitha rangjeve kanë pasur detyra të caktuara për të garantuar vota në diasporë dhe votimin për PS-në.
“Në administratën e bashkisë Fier, njësitë administrative, në kadastër, zyrat e punës, drejtoritë e shërbimeve, ndërmarrjet publike në varësi të ministrive, OSHE, ujësjellës-kanalizim, mësues, sekretarë, staf ndihmës, njësitë e kujdesit shëndetësor, tatime, dogana, zyrat e sigurimeve shoqërore janë qendrat e punës të patronazhistëve famëzinj”, theksoi Berisha.