Netanyahu një hap larg katastrofës, Kabineti i Sigurisë thirret për të miratuar pushtimin e plotë të Gazës
Kryeministri izrealit Benjamin Netanyahu do të mbledhë kabinetin e tij të sigurisë nesër në orën 6 pasdite në zyrën e tij në Jerusalem, shkruan The Times of Israel.
Gjatë një diskutimi tre-orësh për sigurinë, dje Netanyahut iu prezantuan opsionet për vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gaza nga Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Gjeneral-Lejtnant Eyal Zamir.
Thuhet se pritet që kabineti të miratojë një pushtim të plotë ushtarak të Rripit gjatë takimit të nesërm, pavarësisht paralajmërimeve të Zamir dhe zyrtarëve të ushtrisë kundër këtij veprimi.
Ndërkohë plani i Benjamin Netanjahut për të pushtuar Gazën do të ishte thellësisht alarmues dhe do të kishte pasoja katastrofike si për palestinezët e po ashtu pengjet izraelite në duart e Hamasit.
Paralajmërimi erdhi nga ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB, Miroslav Jenča gjatë një mbledhje të këshilli të sigurimit ditën e mërkurë. Ai theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar, Gaza është dhe duhet të mbetet pjesë integrale enjë shteti të ardhshëm palestinez.
Zyrtari i OKB ripërsëriti thirrjen për armëpushim dhe lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve. Ai shtoi se palestinezët në Gaza përballen me kushte çnjerëzore, ndërsa i kërkoi Izraelit të lejojë menjëherë hyrjen e papenguar të ndihmave.
Paralajmërimi vjen pas dështimit të fundit të bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe teksa kriza humanitare sa vjen e përkeqësohet. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së shëndetësisë në Gaza, 193 persona kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe urisë 96 prej të cilëve fëmijë.
Ndërkohë 20 palestinezë të tjerë mbetën të vrarë dhe dhjetëra u plagosën pasi një kamion që mbante ushqime, u përmbys mbi turmën që prishte dëshpërimisht ndihmat.
Tragjedia e radhës ndodhi rreth mesnatës pranë kampit të refugjatëve të Nuseirat. Sipas të dhënave 1300 palestinezë janë vrarë teksa prisnin apo kërkon për ushqim që prej fundit të muajit maj.