Çfarë përmban libri i mesazheve të datëlindjes së Epstein? (Foto)

0
image

Një panel i Kongresit amerikan ka publikuar një kopje të redaktuar të ashtuquajturit “libër i ditëlindjes” të Jeffrey Epstein, dhuruar për 50-vjetorin e tij në vitin 2003. Dokumenti 238-faqësh, i shoqëruar me një seri materialesh të tjera nga dosja e tij personale, përfshin testamentin, librat e adresave dhe një marrëveshje mos-ndjekjeje penale të nënshkruar prej tij.

Epstein, financieri i lidhur ngushtë me botën e politikës, biznesit dhe showbiz-it, i dënuar si abuzues seksual, u gjet i vdekur në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafik seksual.

Çfarë përmban “libri i datëlindjes”?

Libri përmban qindra mesazhe dhe foto nga miqtë e Epstein, të ndarë në kategori si “miq”, “biznes”, “shkencë” apo “Brooklyn”. Emrat nën kategoritë “familje” dhe “të dashura” janë fshehur.

Sipas raportimeve, aty figuron edhe një letër që mban një nënshkrim të ngjashëm me atë të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Mesazhi, i shoqëruar me një skicë të trupit të një gruaje, mbyllet me rreshtin:

“Një mik është gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen – dhe uroj që çdo ditë të jetë një sekret tjetër i mrekullueshëm.”

Trump ka mohuar kategorikisht se ka shkruar apo nënshkruar këtë letër. Shtëpia e Bardhë tha se “presidenti nuk e ka vizatuar këtë figurë dhe nuk e ka firmosur këtë shënim”.

Në libër gjenden gjithashtu:

-Një mesazh i atribuar Bill Clinton, ku Epstein përshkruhet si njeri me “kuriozitet fëmijëror” dhe “vullnet për të bërë ndryshim”. Zyra e tij nuk ka komentuar.

-Një shënim i Lord Peter Mandelson, ambasador aktual i Britanisë në SHBA, i cili e quan Epstein “mikun më të mirë” dhe shoqëron fjalët me disa fotografi. Zyra e Mandelson deklaroi se ai “e ka shprehur prej kohësh keqardhjen për njohjen me Epstein”.

-Një dëshmi e një gruaje që thotë se përmes Epstein ka takuar Princin Andrew, Clinton dhe Trump, madje ka hyrë në apartamentet private të Pallatit Buckingham dhe “ka qëndruar në fronin e Mbretëreshës”. Princi Andrew ka mohuar çdo shkelje ligjore.

Pse u publikua tani?

Komiteti i Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi muajin e kaluar një thirrje ligjore ndaj ekzekutorëve të pasurisë së Epstein për të dorëzuar dokumente kyçe, përfshirë librin e ditëlindjes. Avokatët e pasurisë i dorëzuan më pas dosjet, të cilat u publikuan këtë javë.

Krahas librit, u bënë publike edhe:

-Testamenti i Epstein

-Shënime nga librat e adresave (1990–2019)

-Një marrëveshje mos-ndjekjeje penale e firmosur prej tij

Reagimet politike në SHBA

Publikimi ndezi menjëherë polemika në Washington. Kryetari i Komitetit, republikani James Comer, akuzoi demokratët se po “politizojnë dosjet e Epstein”.

Çfarë përmban libri i mesazheve të datëlindjes

Nënpresidenti JD Vance i quajti akuzat ndaj Trump-it një “skandal të rremë për ta njollosur me gënjeshtra”. Nga ana tjetër, demokratët në komitet kërkuan transparencë të plotë. Kongresmeni Robert Garcia shkroi: “Më në fund morëm shënimin e Epstein që Trump thotë se nuk ekziston.”

Çfarë përmban libri i mesazheve të datëlindjes

Deputetja demokrate Jasmine Crockett kërkoi publikimin e plotë, pa censurë, të dosjeve: “Të mbijetuarit meritojnë drejtësi, dhe populli amerikan meriton të dijë të vërtetën.”

Epstein files dhe dilema Trump

Dosjet e Epstein janë kthyer në një test politik edhe për administratën Trump. Presidenti, dikur i përfolur për miqësinë e hershme me Epstein në vitet ’90–2000, kishte premtuar gjatë fushatës së 2024 se do të lejonte më shumë transparencë. Por këtë verë ai ndryshoi kurs: Departamenti i Drejtësisë dhe FBI ndaluan publikime të tjera, ndërsa Trump deklaroi se “çështja është e mbyllur” – duke zhgënjyer edhe një pjesë të bazës së tij republikane.

Çfarë përmban libri i mesazheve të datëlindjes

Një dosje që vazhdon të trazojë politikën botërore

Publikimi i librit të ditëlindjes i shtohet serisë së zbulimeve që nxjerrin në pah rrjetin e fuqishëm të lidhjeve të Epstein me botën e elitës globale: politikanë, aristokraci, biznesmenë, shkencëtarë dhe figura të shoubiz-it.

Çfarë përmban libri i mesazheve të datëlindjes

Edhe pse asnjë nga emrat e përmendur nuk është akuzuar për shkelje ligjore, fakti që figura të tilla kanë lënë mesazhe për një person të dënuar për trafik seksual fëmijësh, vazhdon të hedhë hije të errëta mbi imazhin e tyre. /BBC

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading