Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

0
image

Kryeministri Edi Rama doli sot me një tjetër paralajmërim për sektorin e ndërtimit, duke u zotuar se “abuzuesit” do të futen në një “listë të zezë” dhe do të përballen me masa të ashpra.

Sipas tij, çdo ndërtues që transformon apo deformon lejen e ndërtimit do të përjashtohet për një periudhë kohore nga marrja e lejeve të reja. Ndërsa arkitektët, që sipas Ramës shpesh “mbyllin sytë” para abuzimeve, do të mbajnë përgjegjësi penale.

Ndërtuesit që do të zihen në faj do të hyjnë në listën e zezë dhe për një periudhë kohore nuk do të lejohen të ndërtojnë. Nuk mund të vijojmë të shohim si ndërtuesit mashtrojnë qytetarët të cilëve mund tu themi që në një sistem si ky marrëdhëniet kontraktuale janë mes palëve dhe sa kohë keni kontratë e keni paguar duke parë piktura merrni përsipër përgjegjësinë, por kjo nuk është zgjidhja.

Qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë ose nuk marrim më dot shtëpinë sepse arrihet në absurdin që një banesë shitet dy herë. Për këtë arsye masa do të jetë shumë e rëndë.

Përveç listët së zezë do të jenë imediate konfiskimi i objektit dhe do të menaxhohet situata nga shteti. E rëndësishme që të bllokohet zinxhiri pasi ndërtuesit bashkëpunojnë me arkitektët, mosnjoftimi nga ana e të cilëve për deformimin e projektit do të konsiderohet vepër penale”, tha ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading