Shqipëria thyen mallkimin dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin, kuqezinjtë mposhtin për herë të parë Letoninë
Skuadra e drejtuar nga Silvinjo dominoi të gjithë 90 minutëshin dhe ia doli që në fund të dilte me një fitore minimale nga “Air Albania”.
Shqipëria thyen mallkimin. Kuqezinjtë mposhtin për herë të parë në histori Letoninë dhe mbajnë gjallë ëndrrën për kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Skuadra e drejtuar nga Silvinjo dominoi të gjithë 90 minutëshin dhe ia doli që në fund të dilte me një fitore minimale nga “Air Albania”.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Kristjan Asllani në minutën e 25 të takimit. Në minutën e 23, arbitri akordoi penallti për Shqipërinë! Një inkursion nga e majta i Bajramit dhe Laçit, solli prekjen me dorë të mbrojtësit të letonezëve me gjyqtarin që bëri shenjë nga pika e bardhë. 2 minuta më vonë, Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh.
Në minutën e 3, Asllani gjuajti një top të gjatë për Hysajn, ky i fundit tentoi t’ia pasonte Brojës, por topi u largua nga letonezët.
6 minuta më vonë, harkim i Hysajt nga e djathta, Laçi gjuajti me kokë por dërgoi topin jashtë.
Në minutën e 19, Broja mori një top nga e djathta dhe tentoi diçka mes gjuajtjes dhe krosimit në qendër, duke mos krijuar rrezikshmëri para portës.
Në minutën e 30, aksion perfekt nga e djathta, Hysaj i pasoi Manajt, i cili gjuajti në hyrje të zonës, por nuk gjeti portën me topin që doli jashtë ngjitur me shtyllën.
Një minutë më vonë, Asllani provoi nga jashtë zonës, por topi kaloi mbi traversën e portës mike.
Në minutën e 37, pasimi mbrapa vuri në vështirësi portierin e Letonisë, pasi atij i iku topi nga këmbët dhe thuajse përfundon në rrjetë.
Në minutën e 44, një aksion i rrezikshëm nga e majta e sulmit letonez, solli harkimin në shtyllën e dytë ku Jurkovskis gjuajti me kokë por nuk gjen portën e Strakoshës.
2 minuta më vonë, top në thellësi i Hysajt për Laçin, por prekja e tij kaloi mbi traversë.
Në minutën e 50, aksion i shpejtë në krahun e djathtë me kombinimin mes Hysajt dhe Brojës. Harkimi i këtij të fundit kaloi të gjithë pasqyrën e portës kundërshtare.
Një minutë më vonë, një tjetër aksion i mirë nga e djathta me Hysajn, pasim i tij shkoi te Bajrami i cili gjuajti në hyrje të zonës, por nuk gjeti portën me topin që shkoi jashtë ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 56, pas një goditje dënimi, Gjimshiti u shfaq rrezikshëm i vetëm para portës por gaboi gjithçka me gjuajtjen e tij.
Në minutën e 64, një harkim nga e djathta gjezi në zonë Sits, por gjuajtja e të cilit me kokë shkoi jashtë.
3 minuta më vonë, gjuajtje e fortë e Bajramit me të djathtën, por topi u ndal në duart e portierit.
Në minutën e 69, Hoxha i sapofutur në fushë provoi me të djathtën, goditja e tij ishte qendrore dhe shkoi te portieri.
Në minutën e 71, drithërrima para portës kuqezi, pasi Gutkovskis u shfaq i vetëm para Strakoshës, por për fat dërgoi topin jashtë.
Në minutën e 85, përsëri Gutkovskis pati mundësinë të gjuante, por dërgoi topin në duart e Strakoshës.
Një minutë më vonë, Çernomordijs gjuajti drejt portës pas një goditje këndi, Mitaj largoi topin që po i drejtohej portës e më pas Zelenkovs kaloi topin mbi traversë.
Në ndeshjen tjetër të grupit K, Anglia shkatërroi me rezultatin e pastër 3-0 Serbinë, duke i dhënë edhe një “asist” Shqipërisë.
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Letonia mban vendin e 4 me 4 pikë.
Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë do ta luajnë kundër Serbisë më 11 tetor, ku do të luhen shandset e fundit për kualifikimin në Botëror.
Kujtojmë se përballë serbëve, Shqipëria nuk ka kujtime të bukura, pasi 11 vite më parë, më 14 tetor të vitit 2014 ndodhi ajo që të gjithë e mbajmë mend me dronin e hedhur në Beograd nga Ballist Morina.
Shqipëria mori fitoren në tavolinë përballë Serbisë në atë kohë, me fitoren 3-0 që i dha UEFA në tavolinë, çka solli edhe kualifikimin e tanëve në “EURO 2016”.