“Siguria ushqimore është zero”. Eksperti i bujqësisë, ngre alarmin: Shqiptarët po i helmon qeveria, kjo është e gjitha

0
image

Eksperti i bujqësisë, Eduart Sharka, është shprehur në një intervistë televizive se mungesa e mekanizmave dhe dështimi i institucioneve shtetërore po vendosin në rrezik serioz shëndetin e qytetarëve.

“Unë e them me plot gojën, shqiptarët po i helmon qeveria”, u shpreh ai, duke theksuar se nuk janë fermerët apo tregtarët fajtoret kryesorë, por vetë shteti, që shpenzon miliona euro në administratë, por nuk garanton as sigurinë minimale ushqimore.

Eduart Sharka:

Unë do ta thoja me plot gojën, që shqiptarët po i helmon qeveria. Duket sikur është një shabllon, por në fakt, mungesa e mekanizmave për të parandaluar. Mungesa e funksionimit të institucioneve që paguhen për të garantuar sigurinë ushqimore janë përgjegjësi e qeverisë dhe unë them që po i helmon qeveria.

Në fakt, në shumicën e opinionit, një lumë mallkimesh shkojnë për fermerët, futen në burg tregtarët, futen në burg fermerët, futen në burg punonjës që nuk kanë përgjegjësi por thjesht për t’i treguar BE-së i cili sjell këto lajme të këqija herë pas here që institucionet funksionojnë dhe ne po ndëshkojmë fajtorët. Por në fakt, fajtori është qeveria. Mungesa e një sistemi, e një mekanizmi për të parandaluar këtë fenomen, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorin shqiptar.

Kjo është e gjitha. Unë mund të jap me dhjetëra argumente konkrete që është mungesë vullneti e kësaj qeverie për të punuar dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Harxhohen miliarda euro në buxhetin e shtetit, harxhohen miliona euro në administratë publike, por në momentin që ti administratën publike, konkratë të parë me administratën publike ke atë të patronazhimit të votës. Atëherë, detyra funksionale në rastin konkret, e punonjësve që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, del në plan të dytë dhe kështu që ne përballemi përditë me produkte të kontaminuara dhe sinjale që na vijnë nga kontrollet që bëhen në produktet që shkojnë për import.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading