Durrës. Banorët e lagjes Nr.1 dalin kundër vendimit për prishjen e banesave: “Le të na marrin jetën, ne nuk dalim”

0
image

Banorët e një prej zonave më të vjetra të Durrësit kanë dalë kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave të tyre, që preken nga projekti TID në parkun arkeologjik të qytetit. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar dhe janë gjetur të përfshirë në listat e shpronësimit pa dijeninë e tyre.

“100 familje preken nga projekti. Ne jetojmë jashtë rrezes së amfiteatrit dhe nuk pengojmë as zgjerimin e arenës, as hapësirat përreth tij. Kërkojmë rishikimin e projektit, sepse shtëpitë tona nuk janë ndërtuar në tokë të huaj. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar, por e kemi gjetur veten në një listë shpronësimesh. Ne kundërshtojmë shembjen, pasi shtëpitë tona mbartin një histori 2000-vjeçare. Nuk kemi pasur asnjë komunikim me bashkinë, pasi ata thonë se gjithçka varet nga Tirana. Do të ndërmarrim hapa ligjorë, duke qenë se kemi ruajtur modelin dhe arkitekturën tradicionale të banesave.”-shprehet një nga banorët.

“Ky lajmi që na erdhi, që pamë emrat në gazetë, na erdhi si bombë. Unë kam 64 m2, jam në mes të bulevardit dhe bashkia thotë do të bëj lulishte. Do prishë 4 shtëpi vetëm për të qëndruar një karakatinë 2 katëshe.”-shprehet një nga banoret.

Nuk duam të na e shembin, na hedhin poshtë 3 breza punë! Ka punu im atë dhe nëna ime, kam punu unë dhe gruaja ime, po punojnë fëmijët e mi. po na marrin jetën dhe s’kemi ku të dalim! Dalim me çadra nesër”.-shprehet një banore.

“Kam një biznes që është 33 m2 dhe koston e tij ma nxjerr 15 milionë lekë të vjetra, sepse ndërtimi i atij objekti është i vitit 1972 dhe këta thonë që ti do të shpronësohesh përmes Entit të Banesave. Gjëja më ordinere, që këta diskutojnë”,- deklaruan disa nga qytetarët që preken nga projekti për rijetëzimin e zonës. “-shprehet një nga banoret

Qeveria ka miratuar 315.5 milionë lekë nga buxheti i shtetit për shpronësimin e 74 familjeve përgjatë bulevardit “Epidamn”. Projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim synon të ruajë trashëgiminë kulturore dhe të nxisë turizmin, duke prekur rreth 200 banesa e biznese.

Banorët kërkojnë që shpronësimi të bëhet me vlerën reale të tregut dhe paralajmërojnë se do të ndërmarrin hapa ligjorë, por edhe veprime ekstreme nëse fadromat u rrafshojnë godinat.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading