Sulmet e Ramës, gjyqtarët paralajmërojnë ‘Bablokun’: Po konsumon vepra penale, do përballesh me ligjin

0
image

Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast…

Kryeministri Edi Rama herë pas here ndërmerr sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas tij, japin vendime që shkelin interesin qytetar. Pas zgjedhjeve të 11 majit, kohë kur nisi edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike, Rama shënjestroi një prokurore në Shkodër lidhur me ndërtimet në zonën e Thethit dhe më pas i shtriu sulmet dhe akuzat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Fillimisht Rama ka ngritur akuza kundrejt, prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, më pas në rradhë ishin gjyqtarët Hazbi Balliu, Klarent Demiri, Ligoraq Toshi dhe së fundmi Marko Boshku.

Pas linçimeve publike, Kryeministri i ka kërkuar institucioneve të drejtësisë, si KLGJ dhe KLP, përfshi edhe ILD dhe Ministrinë e Drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që Babloku i etiketon si ‘gjyqtar e prokuror pa atdhe e flamur të drejtësisë së vjetër’.

Përballë deklaratave të Ramës ka pasur reagime të vakta, të paktën nga institucionet që duhet të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Por sot, shoqata kombëtare e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, përmes një deklarate ka përshkallëzuar gjuhën e reagimit, madje ka paralajmëruar Kryeministrin se do të përballet me ligjin. Shoqata paralajmëron se akuzat e Ramës janë në kufijtë e veprave penale.

Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin.

Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor.

Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast”, thuhet në një deklaratë publike.

Ajo vjen në një kohë kur Kryeministri ndodhet në Bruksel, atje ku pret hapjen e 4 kapitujve të rinj në negociatat me Bashkimin Europian. Pavarësisht se edhe në mbledhjen e Asamblesë së PS, Rama deklaroi se mbetet i vetmi që mund të garantojë pavarësinë e drejtësisë së re, Kryeministri ka dëshmuar që herë pas here shënjestron gjyqtarë e prokurorë, madje komenton edhe vendime të Gjykatave, edhe pse shpesh thotë se nuk ka ndërmend të bëjë komente të tilla.

Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e shoqatës kombëtare të gjyqtarëve.

Objekt sulmesh nga Kryeministri në jo pak raste kanë qenë edhe Prokurorë të SPAK, edhe pse në rastin e këtyre sulmeve, Rama është kujdesuar që të mos monimojë emra të veçantë, por ka goditur procedurat që janë aplikuar në rastet e hetimeve të disa prej zyrtarëve. 

Reagimi i plotë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku.

Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij.

Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.

Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm.

Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit.

Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.

Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër. /Pamfleti/

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading