Reagon policia e Durrësit për videon e publikuar dje në JOQ: Shoferi me syze u ndëshkua me 40.000 lekë gjobë dhe ju ulën pikë në patentë

0
image

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me videon e publikuar ditën e djeshme nga JOQ Albania, ku një shofer me syze shfaqej duke udhëtuar në sens të kundërt në rrugën “Durrës-Kavajë ”.

Shoferi me inicialet E. M., me banim në Fier u ndëshkua me 40 000 lekë gjobë dhe heqjen e 15 pikëve nga leja e drejtimit.

Në komentin e masës administrative cilësohet se shoferi me syze lëvizte në sens të kundërt me atë të lejuarin, duke u bërë rrezik serioz për aksidente rrugore. Qytetarë të shumtë e kritikuan shoferin pasi pamjet u bënë publike nga ana jonë.

Njoftimi i policisë :

E, M., banues në Fier. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe me heqje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, pasi ka qarkullluar me automjet, në sens të kundërt, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”;

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading