“Diella” ministre, eksperti i huaj: Rama kërkon të shpallet “udhëheqësi më qesharak i shekullit në Europë”

0
image

Jasmin Mujanović, analist politik dhe një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan ka bërë një reagim ironik, pasi kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën” si ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe më pas asaj i dha një fjalë në Kuvend.

Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Mujanović shkrun se Rama po bën përpiqet shumë seriozisht për t’u shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI.

“Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur “udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI”. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me “ministren e AI” si një manovër publiciteti. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte “e lënduar” dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri.”, shkruan ai.

Në seancën e fundit parlamentare Diella mbajti një fjalim dhe reagoi ndaj kritikave të opozitës. Pas fjalimit të saj situata agravoi mes opozitës dhe mazhorancës duke bërë që të anulohet debati për votimin e qeverisë së re. 

Jasmin Mujanović është një studiues politik i specializuar për politikën e Evropës Juglindore. Ai është autori i librit “Uria dhe tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading