Seanca për shkarkimin e Erion Veliajt, kush janë anëtarët e PS të Këshillit Bashkiak që kanë bojkotuar! Mungon edhe kryetarja në detyrë, Anuela Ristani
Anëtarët socialiste të Këshillit Bashkiak, Joleza Koka, Aldo Merkoçi dhe aktori Gazment Paja nuk kanë marrë pjesë në seancën për shkarkimin e kryetarit te bashkise, Erion Veliaj.
Përveç këtyre mungesave, ka rënë në sy edhe mosprania e kryetares në detyrë të Këshillit, Anuela Ristani, e cila, sipas rregullores së brendshme, duhet të kishte qenë e pranishme dhe të kishte drejtuar punimet e mbledhjes.
Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.