Kthesa e papritur e Donald Trump: Rusia është një “tigër prej letre”. Ukraina mund të rimarrë gjithë territorin e pushtuar nga rusët

0
image

Presidenti amerikan Trump është shprehur i bindur se Ukraina mund ta rrimarrë të gjithë territorin e pushtuar nga Rusia në tre vitet e luftës pas sulmit të Moskës ndaj Kievit.

Në një shënim të pazakontë në Truth Social dhe pas muajsh ndërmjetësimi për të arritur paqen mes dy vendeve, shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet i bindur se me ndihmën e BE-së dhe NATO-s, Ukraina ëshë në pozita të forta për ta fituar luftën.

Trump thekson se Ukraina I ka shkaktuar dëme të mëdha ushtarake dhe ekonomike Rusisë gjatë tre viteve luftë teksa shton se Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake do e përfundonte në më pak se një javë.

Ai thekson se Rusia është një “tigër prej letre” dhe se Ukraina mund të rimarrë gjithë territorin e saj, madje të shkojë përtej kësaj.

“Pasi e kam njohur dhe kuptuar plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës/Rusisë dhe, pasi pashë vështirësitë ekonomike që po i shkakton Rusisë, mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozitë të fortë për të luftuar dhe për të FITUAR rikthimin e të gjithë territorit të saj në formën e tij origjinale. 

Me kohë, durim dhe mbështetjen financiare të Evropës dhe, në veçanti, të NATO-s, kufijtë origjinalë nga ku nisi kjo luftë, janë shumë të mundshëm si opsion. Pse jo? Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë një luftë që një fuqi e vërtetë ushtarake do ta kishte fituar për më pak se një javë.

Kjo nuk e nderon Rusinë. Përkundrazi, e bën të duket si një “tigër prej letre.” Kur njerëzit që jetojnë në Moskë dhe në të gjitha qytetet, qytezat dhe distriktet e mëdha në gjithë Rusinë zbulojnë se çfarë po ndodh realisht me këtë luftë, fakti që është pothuajse e pamundur për ta të marrin karburant nëpërmjet radhëve të gjata që formohen, dhe të gjitha gjërat e tjera që po ndodhin në ekonominë e tyre të luftës – ku shumica e parave po shpenzohen për të luftuar Ukrainën, e cila ka një shpirt të madh dhe vetëm po bëhet më e fortë – atëherë Ukraina do të ishte në gjendje ta merrte përsëri vendin e saj në formën origjinale dhe, kush e di, ndoshta të shkojë edhe më tej se kaq!

Putin dhe Rusia janë në vështirësi të MËDHA ekonomike, dhe ky është momenti që Ukraina të veprojë. Në çdo rast, u uroj të dy vendeve gjithë të mirat. Ne do vazhdojmë t’i furnizojmë NATO-s armë, që NATO të bëjë çfarë të dojë me to. Suksese për të gjithë!

DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.”

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading