Muçi: Mbyllja e seancës së kaluar, e paprecedentë! Bllokuat mikrofonat e deputetëve të opozitës si në Korenë e Veriut

0
image

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha në Kuvend se mbyllja e seancës së kaluar për 25 minuta është e paprecedentë dhe autoritare. Ai drejtoi gishtin drejt kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e akuzuar se ka mbyllur mikrofonat e deputetëve me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që ndodhi në seancën e fundit është e paprecedentë. Mbyllja ishte në shkelje të rregullores por dhe akt i paprecedentë që zhbën parlamentarizmin në vendin tonë. Shqipëria nuk është autokraci që në seancën më të rëndësishme ku do të debatohej programi qeverisës jo të mbyllni mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut. Nëse një apo dy deputetë prishin seancën, rregullorja parashikon masat disiplinore. Ju Peleshi s’e keni kuptuar roli që mban ajo karrige ku jeni ulur. Detyra juaj është të siguroni mbarëvajtje në seancë plenare dhe jo t’i bindeni urdhërave të Ramës për të mbyllur mikrofonat.”, tha Redi Muçi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading