Shefat e një kompanie japoneze të akulloreve kërkojnë ndjesë klientëve, pasi rritën çmimin e një me vetëm 9 cent.A mund ta imagjinoni një kompani shqiptare të kërkojë falje në TV për një rritje të tillë çmimi?
Shefat e një kompanie japoneze të akulloreve janë shfaqur me fytyra serioze në një reklamë në televizionin kombëtar për t’u kërkuar ndjesë klientëve, pasi rritën çmimin e një akulloreje shumë të njohur me vetëm 9 cent.
Kompania Akagi Nyugyo, e cila ka miliona fëmijë dhe nxënës si konsumatorë të rregullt, e rriti për herë të parë pas 25 vitesh çmimin e akulloreve GariGarikun, pasi në Japoni çmimet kishin qenë prej kohësh në rënie.
Nga frika se njerëzit do të zemëroheshin, kompania vendosi të kërkonte paraprakisht falje me një reklamë një-minutëshe që u transmetua në të gjithë vendin në vitin 2016.
Kjo ishte hera e parë që çmimi i akulloreve u ngrit që prej vitit 1991, kur kompania po ashtu kishte kërkuar falje me një njoftim në gazetë për një rritje prej 10 jenësh.
A mund ta imagjinoni një kompani shqiptare të kërkojë falje në TV për një rritje të tillë çmimi?