Mahniti botën në Lojërat Olimpike, qitësi turk kthehet sërish në legjendë; shpallet kampion europe me “dorën në xhep”

0
image

Yusuf Dikec, qitësi turk që pushtoi botën me stilin e tij të qitjes në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ka bërë sërish bujë duke fituar medaljen e artë në Kampionatet Evropiane të Xhirollit 2025.

52-vjeçari turk, së bashku me shokët e ekipit İsmail Keleş dhe Buğra Selimzade, triumfoi në garën e trio-s për pistoletë ajri 10 metra, duke e çuar Turqinë drejt një fitorie të pastër. Gara u zhvillua në Osijek të Kroacisë, ku ekipi turk mundi rivalët me një performancë mbresëlënëse, duke siguruar tre medalje të arta në total për vendin e tyre.

Por çfarë e bëri këtë fitore të veçantë ishte stili i Dikecit: pa syze, pa helmetë mbrojtëse dhe me një dorë në xhep, ai qëlloi me një qetësi të papërshkrueshme, duke rikujtuar momentin viral nga Olimpiada e vitit të kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që Dikec kthehet në meme globale. Në Paris, ai fitoi argjendin individual duke mos përdorur pajisje speciale, duke u bërë simbol i “sportit pa stres”. Tani, në Evropianet, ai ka vazhduar traditën, duke fituar edhe në garën e ekipit meshkuj 10 metra ajri, së bashku me Mustafa Inan, kundër gjermanëve Christian Reitz dhe Paul Froehlich.

Videoja e tij në rrjetet sociale ka mbledhur mijëra shikime brenda pak orësh, me fansa që e quajnë “James Bond i xhirollit” ose “mbreti i qetësisë”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading