Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Mësohet se një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.
Mësohet se autori e ka qëlluar në sallën e gjyqit. Gjyqtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.