-Origjina e disa familjeve shkodrane -Studimi është i Hamdi Bushatit
Ndoshta ka ardhur koha që historinë ta tregojmë ashtu siç duhet.
-Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj.
Familjet e ardhura nga keto vende perbajne numrin ma te madh te familjeve te ardhuna ne Shkoder. Në këtë studim nuk përmenden të gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohunat si :
-familja Raxhimi (imam nga Egjypti),
-familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), -familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice),
-familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut),
-familja Çukejt (artilier nga Turqia),
-familja Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja- Dardanele),
-familja Kashejt (nga Spanja mbas shkatrrimit te dinastise islame),
-Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku),
-familja Dilaveri (ushtarak nga Turkia),
-familja Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit),
-familja Kalaja (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman),
-familja Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti),
-familja Rust (nepunes),
-familja Kalact,
-familja Shehi (shehler me origjine arabe),
-familja e Nelit të Molla Dautit (origjine egjiptjane), -familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit),
-fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit),
-familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal),
-familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli),
-familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel),
-familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal),
-familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit),
-familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise),
-familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani),
-familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman),
-familja Allajbegve (kolonel me origjine turke),
-familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), -familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).-
Zezaket (te mbiquejtunit ” Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake!