Prof.Dr. Zamira Çavo: Në vend të një urimi… Degradimi i sisitemit tonë universitar

0
image

Në auditoret e universitetit mungon debati, mungon kurioziteti, ndaj dhe studentët bëjnë “sikur” lexojnë e mësojnë me të vetmin qëllim: Një diplomë! Jo një profesion! Ndaj në mendimin tim është i domosdoshëm një trasformim rrënjësor i programeve universitare.

Në këtë fillim të vitit të ri akademik, Shqipëria vazhdon me po ato probleme të rënda që ky sistem ndër vite po përballet duke u përkeqësuar. Dhe këtu nuk është punë reforme e ligjesh të shkruara keqas e të interpretuara edhe më keqas. Këtu është në pikpyetje e ardhmja e kombit. Universitetet shqiptare janë fabrika diplomash dhe jo laboratorë të zhvillimit, sikundër duhet të jenë. Po cilat jane problemet më të rënda sot në sistemin tonë universitar?

_ Programe të tejkaluara nga koha, të lodhshme, me shumë teorira e pothuaj pa interes te studentët. Ndryshimet e bëra ndër curicula janë të qepura keq e te sjella edhe më keq në auditore.

– Pedagogë, që për njëmijë arsye kanë mbetur pas zhvillimeve të fundit të shkencës e teknologjisë ( Përfshirë këtu dhe ata pedagogë të “lodhur” nga ngarkesa të tjera burokratike).

-Kërkimi shkencor është në nivele foshnjarake jo vetëm se nuk egzistojnë mbështetjet të mjaftueshme financiare për to, por edhe, sepse të rinj të talentuar nuk mbështeten as nga vetë universitetet, ndaj zgjedhin të ikin jashtë vendit.

-Titujt e gradat janë kthyer në qoka univeritetesh e shumë shpejt do kemi më shumë profesorë doktorë se sa studentë!

– “Brumi” që vjen në universitete, në masën më të madhe është “skarco” që do të thotë se sistemi parauniversitar është në krizë të madhe .

– Konkurenca ,e cila duhet të jetë leva lëvizëse e studimeve universitare, mungon pothuaj fare.

Në universitete nuk mund të bësh “sikur”! Pra nuk mund te japësh një leksion që ke vite që jep po njësoj, nuk mund të hysh në auditor vetëm sa për t’u dukur e për të shënuar “leksioni u krye”!

Në auditoret e universitetit mungon debati, mungon kurioziteti, ndaj dhe studentët bëjnë “sikur” lexojnë e mësojnë me të vetmin qëllim: Një diplomë! Jo një profesion!

Ndaj në mendimin tim është i domosdoshëm një trasformim rrënjësor i programeve universitare, një mbështetje financiare për të nxitur kërkimin tek të rinjtë, mundësi të ndryshme që edhe ata pedagogë që kanë hyrë në sistemin universitarë, jo nga dyert e tij, po nga dritaret e miqve, politikës apo ndonjëherë edhe faktit se kanë studiuar diku jashtë vendit, por që janë shumë larg të qenurit” Pedagogë”, të aftësohen, të provohen në kërkimin shkencor e në auditore. Boll e kemi bërë Universitetin strehën e gjithkujt që ka një Diplomë dhe disa miq!

_ Shikoni pak interesin e të rinjve për degët e mësuesisë! Jam e bindur se në të ardhmen nuk do ketë më interes për to dhe pse paga mund të krahasohet me vendet e tjera të BE-së. Sepse një student të studiojë tre vjet matematikë e fizikë, pastaj dhe dy vjet master, e pastaj të bëjë një master për mësuesi që të bëhet mësues është një investim i pajustifikueshëm. Prej vitesh kam thënë se ngritja e nje Universiteti të Mësuesisë do ta zgjidhte këtë problem me të gjitha mangësitë që shfaqen sot.

E fundit: Ne nuk duhet të harrojmë se kemi një trashëgimi jo fort të kënaqshme mbi arsimin. Kemi probleme me kulturën, me qytetarinë, me llogjikën , probleme, që nuk na i zgjidh dot as implementimi i modeleve të huaja e as inteligjenca artificiale.

Megjithate :Urime të gjitheve: studentë e pedagogë për një Vit Akademik sa më pak të mërzitshëm e stresues!

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading