Vrasja e gjyqtarit Kalaja: kur gënjeshtrat e ministres Albana Koçiu zbulojnë shtetin që ka degraduar në çdo qelizë

0
image

Shërbimi me policinë e shtetit në ndërtesat e prokurorive dhe gjykatave, është hequr nga kryeministri Edi Rama me vendim qeverie në muajin korrik 2020, por po hesht Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda…

Policia “Illyrian Guard”, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, ishte përgjegjëse për sigurinë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Koçiu e Rama përpiqen të lajnë duart nga dështimi tragjik i sistemit të tyre.

Pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, ministrja e Brendshme Albana Koçiu reagoi për të hequr përgjegjësinë nga institucioni që drejton dhe nga policia e shtetit.
Në reagimin e saj, ministrja Koçiu deklaroi se Ministria e Brendshme dhe policia “nuk kanë asnjë përgjegjësi për hyrje-daljet dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave e prokurorive”.

Por kjo deklaratë është e pavërtetë. Ministria e Brendshme mban përgjegjësi të plotë për këtë ngjarje tragjike.
Policia që siguronte godinën e Gjykatës së Apelit, “Illyrian Guard”, është kompani 100% shtetërore në vartësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas ligjit, shërbimi i policisë “Illyrian Guard” është nën mbikëqyrjen direkte të Policisë së Shtetit, e cila ka detyrë të verifikojë mënyrën e ushtrimit të kontrollit fizik dhe elektronik nga efektivët e këtij shërbimi.
Ministrja Koçiu nuk mund të justifikohet, pasi marrëveshja ndërinstitucionale mes Policisë së Shtetit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor parashikon që jo më pak se pesë efektivë policie të jenë prezent në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Këta efektivë kanë detyrimin ligjor të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve dhe pjesëmarrësve në seanca gjyqësore, duke ndërhyrë në rastin e çdo veprimi të dyshimtë.

Terreni për pasigurinë e punonjësve të drejtësisë është krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 8 korrik 2020, hoqi Policinë e Shtetit nga objektet e prokurorive dhe gjykatave.
Ky vendim absurd i ka lënë të pambrojtura institucionet e drejtësisë dhe ka sjellë pasoja tragjike, siç ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në detyrë.

Ndërsa ministrja Koçiu gënjeu publikisht për të “larë duart” nga përgjegjësia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, hesht.
Ai, që ligjërisht ka për detyrë të garantojë rendin dhe jetën e çdo qytetari, edhe në skajin më të largët të vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim për dështimin fatal të sigurisë në zemër të kryeqytetit.

Ky krim nuk është vetëm dështim i policisë, por pasojë direkte e politikës së Edi Ramës që ka shkatërruar sistemin e sigurisë dhe ka kthyer gjykatat në terren të lirë për kriminelët./Pamfleti

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading