Durrës.Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako zgjidhet mes 30 kryebashkiakëve të botës për të marrë pjesë në nismën përuruese të Blomberg
Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako ka shpërndarë në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës lajmin se është përzgjedhur në 30 kryetarëve të bashkive të botës në klasën përuruese të Nismës Blomberg. Sipas zonjes Sako bashkëpunimi për Lidershipin e qytetit Evropain të së ardhmes do të sjellë më shumë përparim edhe për qytetin tonë.

Ja edhe postimi plote i zonjës Sako
Emiriana Sako
Ndërsa politikat kombëtare dhe globale varen gjithnjë e më shumë nga progresi lokal, bashkitë janë në thelb të së ardhmes së Evropës.![]()
Jam e nderuar që jam midis 30 kryetarëve të bashkive nga vende të ndryshme të botës
të përzgjedhur për të marrë pjesë në klasën përuruese të Nismës Bloomberg LSE për Lidershipin e Qytetit Evropian, nisma e parë e këtij lloji, e udhëhequr nga Bloomberg Philanthropies dhe The London School of Economics and Political Science – LSE
me Hertie School .
Ky program do ta pajisë ekipin tonë Bashkia Durres me aftësi të përparuara për t’u përballur me sfidat urgjente, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të marrë role udhëheqëse, duke sjellë përparim për banorët në mënyra krejtësisht të reja.
