Ndërron jetë këngëtari legjendar Halid Besliç

0
image

Këngëtari legjendar i muzikës popullore, Halid Beshliq, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Beshliq prej disa kohësh ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës (KCUS), për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat, për fat të keq, nuk arriti të përballej.

Kujtojmë se Halidi kishte ndjerë probleme shëndetësore gjatë një koncerti në Banja Llukë, pas së cilës u hospitalizua.

Muajin e kaluar, ai ishte transferuar në repartin e onkologjisë.

Vetëm pak javë para vdekjes, Beshliq publikoi një këngë të re kushtuar bashkëshortes së tij, Sejda, të cilën shpesh e përmendte si mbështetjen më të madhe të jetës dhe karrierës së tij.

Halid Besliç është mjaft i njohur edhe në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=ubtJB0v82a0

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading