Abuzimet tek Onkologjiku, denoncimi i gazetarit: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

0
image

Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit.

Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor.

Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet kundër kancerit të gjirit, nuk duhet të zhduket pa llogari. “Nuk janë rrush e kumbulla, janë paratë tona,” u shpreh ai, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë,” tha gazetari, duke nënvizuar nevojën për solidaritet dhe veprim nga masa e qytetarëve.

Ai shtoi se askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundjeje dhe se çdo familje ka historinë e saj për të treguar. “Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë. 43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.
Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.

Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.”, tha Stafa.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading