Aleati i Erdogan “ndez gjakrat” në Mesdhe: Qipro turke të bashkohet me ne!

0
image

Udhëheqësi nacionalist turk Devlet Bahçeli ka bërë thirrje që Parlamenti i Republikës Turke të Qipros Veriore të mbajë një votim për bashkimin me Turqinë, vetëm dy ditë pas zgjedhjes së Tufan Erhurman si president i ri i komunitetit turko-qipriot.

Bahçeli, aleat i ngushtë i presidentit Rexhep Tajip Erdoğan dhe figura kryesore e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), deklaroi se çdo përpjekje për një zgjidhje federale të çështjes qipriote është e papranueshme, shkruan A2 CNN. “Parlamenti i Republikës Turke të Qipros Veriore duhet të mblidhet urgjentisht, të shpallë rezultatet e zgjedhjeve dhe të deklarojë se rikthimi në modelin federal është i papranueshëm. Ai duhet të votojë për t’u bashkuar me Republikën e Turqisë”, tha Bahçeli gjatë një fjalimi në grupin parlamentar të partisë së tij.

Këto deklarata vijnë në një moment kur fitorja e politikanit të qendrës së majtë, Tufan Erhurman, është parë nga shumë analistë si një mundësi e re për rinisjen e bisedimeve paqësore midis dy komuniteteve të ishullit, atij greko-qipriot dhe turko-qipriot. Erhurman ka premtuar se do të përpiqet të ringjallë negociatat e ngecura prej tetë vitesh.

Presidenti Erdoğan e ka uruar Erhurmanin për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës, por komentet e Bahçelit nënvizojnë tendencën e bllokut nacionalist për ta thelluar lidhjen politike dhe territoriale të Qipros Veriore me Ankaranë.

Ishulli i Qipros është ndarë që prej vitit 1974, pas pushtimit turk që pasoi një grusht shteti të mbështetur nga Athina. Që prej asaj kohe, vetëm Turqia e njeh Republikën Turke të Qipros Veriore, ndërsa pjesa tjetër e botës e njeh qeverinë greko-qipriote në jug si përfaqësuese të vetme legjitime të Qipros.

Bisedimet për ribashkimin e ishullit dështuan në vitin 2017, dhe që atëherë tensionet midis dy palëve kanë mbetur të ngrira, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për rifillimin e dialogut.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading