Durrës. Shfrytëzoi një grua për 3 vite për prostitucion në Shqipëri dhe Itali, arrestohet 42-vjeçari

0
image

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

42-vjeçari me iniciale F. I., u denoncua në polici nga 30-vjeçarja, e cila dëshmoi se ishte shfrytëzuar për prostitucion për 3 vite me radhë në Itali dhe Shqipëri. 

“Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, njofton policia e Durrësit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading