Deklaratat e Ramës zemërojnë mediat angleze, Daily Express: Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma

0
image

Pas deklaratave thumbuese të kryeministrit Edi Rama për politikën e Mbretërisë së Bashkuar ndaj emigrantëve dhe ironisë së tij për ish-sekretaren britanike Suella Braverman dhe ndaj politikanit britanik Nigel Farage, mediat angleze kanë publikuar artikuj ku i përgjigjen Ramës.

Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.

Screenshot_11

“Në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, citohet kryeministri Rama.

Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet.

Rama nuk kurseu  ironitë as ndaj politikanit britanik Nigel Farage, me të cilin është përplasur më herët për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani.

Rama tha se Farage i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë më 28 Nëntor, por ai i tha të zgjidhte një datë tjetër.

“Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër, sepse nëse vjen atë ditë, do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do dukesh shumë i vogël,” – tha Rama me ironi.

Rama shtoi se nuk e sheh Farage si një problem më vete, por si një produkt të klimës politike në Britani dhe të problemeve më të thella të shoqërisë britanike.

“Farage nuk është problemi, Farage është pasqyrë e problemeve. Ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetërkund,” – theksoi Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading