PD-PS zbardhet pazari për skema për refomën zgjedhore, gati për tu ulur
Opozita dhe mazhoranca kanë arritur një dakordësi për përbërjen e komisionit që do të udhëheqë reformën zgjedhore, një marrëveshje që synon të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla. Sipas pazarit (ujdisë) së arritur mes PS dhe PD, Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit. Tom Doshi ishte kthyer në “mollë sherri” për komisionin. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por Partia Demokratike refuzonte duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale. Kështu, PS ka bërë një hap pas dhe nga 8 vendet që i përkojnë asaj në komision, do mbajë vetëm 7 karrige dhe 1 vend t’ia rezervojë PSD-së së Tom Doshit. Ndërsa një sakrificë do ta bëjë edhe PD, e cila vendet e saj do t’i ndajë: 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe 1 Agron Shehaj. Komisioni do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje. Krijimi i tij pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit.
Si pritet të funksionojë Komisioni për Reformën Zgjedhore
Sipas propozimit nga Partia Socialiste, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 16 anëtarë, me ndarje të barabartë: 8 përfaqësues nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë opozitare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD, duke garantuar një balancë politike në drejtimin dhe vendimmarrjen. Ky komision ka për detyrë: