Berisha tha se u arratis për t’i shpëtuar SPAK, reagon Tom Doshi: Jam në mes të Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ka deklaruar se kreu i PSD, Tom Doshi është larguar në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër-arresti nga SPAK.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme pak ditë më parë, Tomë Doshi sipas tij është urdhëruar që “t’ia mbathë”.
“Toma ia mbathi!
Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.
Pas këtij lajmi ka reaguar Tom Doshi, teksa thotë se Berisha vetëm shpif.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Doshi.