SPAk nis të lëvizë për çështjen IPARD II, konfirmon proçedimin penal për abuzimin me fondet
Prokuroria e Posaçme në përgjigjet e tij të përmuajshme ka konfirmuar procedimin penal në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD II.
SPAK shkruan se çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.
Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, sqaron SPAK.