Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë shoferi 32-vjeçar

0
image

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 06:15, shtetasi Andi Bega 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga goditja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading