“Kafshatë që nuk kapërdihet është o vlla mjerimi.”

0
image

Duke qenë se këtë personazh e njoh edhe unë se kam punuar në zonën e Kënetës.

Një histori e trishtë vjen nga Durrësi. Behluli, një djalë i vogël me vetëm katër klasë shkollë, endet rrugëve pa strehë, pa familje dhe pa asnjë shpresë.

Një qytetare, e cila e ka parë shpesh, rrëfen se ai është i braktisur nga e ëma, që thuhet se ndodhet në Francë, dhe më pas edhe nga i ati. Prej më shumë se një viti, Behluli qëndron çdo ditë në zonën e Kënetës ose pranë spitalit, duke lypur ndonjë monedhë për të mbijetuar.

“Sot, teksa dola nga spitali, e pash të shtrirë përdhe, teksa dridhej nga i ftohti, i lodhur, i pafuqishëm për t’u ngritur. I strukur aty, ndoshta për të gjetur pak ngrohtësi në një botë që e ka harruar”, – tregon ajo.

Qytetarja shton se është e pakuptueshme si shteti dhe institucionet mbyllin sytë përballë një fëmije që endet rrugëve:

“Ka policë që patrullojnë për të gjobitur makina, por askush nuk ndalet pranë Behlulit. Askush nuk pyet nëse ai ka ngrënë, nëse është gjallë, nëse ka ku të flejë.”

Ajo e quan “Lulin e vocërr të ditëve tona”, një kujtesë e dhimbshme se humaniteti po shuhet çdo ditë nga pak, ndërsa fëmijët si ai treten në heshtje në rrugët e Shqipërisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading