FSHF uron Besën për 100-vjetorin e themelimit, Presidenti Duka merr pjesë sot në eventin festiv në Kavajë

0
image

Sot shënohet një moment historik për futbollin shqiptar. Besa e Kavajës feston 100 vjet nga themelimi i saj, një shekull pasioni dhe kontributi për zhvillimin e futbollit në vend.

Federata Shqiptare e Futbollit uron klubin dhe qytetin e Kavajës për këtë jubile të madh dhe i uron suksese të mëtejshme në vitet që vijnë.

Në kuadër të festimeve, sot në Bulevardin “Josif Budo” në Kavajë do të zhvillohet eventi “100 vjet Besa”, ku do të marrin pjesë Presidenti i FSHF, Armand Duka, kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, ish-lojtarë të klubit, personalitete dhe miq të futbollit. Eventi do të nisë në orën 18:00.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading