Rama e sulmoi, Flor Binaj i përgjigjet Kryeministrit: Prestigjator, aktori më i madh je ti! U merr 140 mln euro qytetarëve për një incenerator pa asnjë tullë
Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, Florjan Binaj iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi në podkastin e tij “Flasim”
Rama e quajti Flor Binaj një “një aktor humori kandidat gjasme i pavarur” që sipas tij ka dalë nga radhët e kënetës, siç kryeministri konsideron Partinë Demokratike.
Por, Binaj shprehet se aktori më i madh në vend është kreu i qeverisë, Edi Rama, duke e quajtur “prestigjator”.
Aktori shprehet se Rama “u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë”.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator”, shkroi Flor Binaj.